image Ky është i dyshuari që rrahu policët në stacionin e Policisë në Pejë

Siguri

Ky është i dyshuari që rrahu policët në stacionin e Policisë në Pejë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në objektin e Stacionit Policor në Pejë.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari është Burim Berisha, 27-vjeçar.

Si përfundoi në stacion policor i dyshuari?

Policia e kishte shoqëruar 27-vjeçarin në stacion policor pasi që i njëjti kishte dalë gjatë orës policore. Gjatë qëndrimit aty, Burim Berisha i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy policë.

Për shkak të goditjeve që kanë marrë nga ai, Policia njofton se dy zyrtarët e saj janë dërguar për trajtim mjekësor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/