image Ky është i dyshuari që goditi me veturë 20-vjeçaren në Fushë Kosovë

Siguri

Ky është i dyshuari që goditi me veturë 20-vjeçaren në Fushë Kosovë

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar vazhdimisht për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur dje afër ETC-së në Fushë Kosovë, ku lëndime të rënda trupore mori një 20-vjeçare pasi u godit nga një veturë.

I dyshuari për këtë aksident kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por i njëjti u kap mbrëmë, ndërsa Sinjali ka mësuar se identiteti i tij është Zeqir Idrizi.

Idrizi është 30 vjeç dhe vjen nga Grabanica.

20-vjeçarja po vazhdon të trajtohet në Intensivë, ndërsa mbrëmë Sinjali ka raportuar se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

Lëndimet janë shumë të rënda, ka lëndime në regjionin e kokës, në regjionin e gjoksit, në regjionin e komplikut dhe në pjesën e nënsqetullës ka një ndërhyrje, e cila është sanuar dhe i është futur në gips për momentin”, tha mbrëmë drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka për Sinjalin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/