image Ky është i dyshuari që e rrahu dhe e dhunoi të dashurën e tij në Mitrovicë, përfundon në paraburgim

Siguri

Ky është i dyshuari që e rrahu dhe e dhunoi të dashurën e tij në Mitrovicë, përfundon në paraburgim

news image

Gazeta Sinjali raportoi të dielën për një rast të dhunimit që u raportua para disa ditësh nga një 22-vjeçare në Mitrovicë, e cila denoncoi të dashurin e saj për dhunë fizike dhe seksuale. I dyshuari është kapur nga Policia dhe brenda afatit ligjor është dërguar në paraburgim.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se ndaj 26-vjeçarit të dyshuar, Ersan Peci, është bërë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë. Gjykata e ka aprovuar kërkesën, duke ia caktuar të dyshuarit një muaj paraburgim.

Peci do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunim” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

Si ndodhi rasti dhe si u zbulua?

Rasti u zbulua pas denoncimit të viktimën, e cila e ka raportuar në Polici të dashurin e saj, 26-vjeçar, për të cilin ka deklaruar se e ka dhunuar seksualisht në një motel.

Sinjali mëson se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pasi i dyshuari fillimisht e mori viktimën me forcë në veturë dhe më pas e çoi në një motel. Aty, përveç dhunës fizike, vajza dyshohet se është detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale, pa dëshirën e saj. Viktima pësoi lëndime trupore, por i dyshuari e saj e la dhe iku në një drejtim të panjohur.

Përballë kësaj situate, ajo vendosi të kërkojë ndihmë. Viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku është rrëfyer në detaje për gjithë rastin e trishtë që i kishte ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme në motelin ku dyshohet se ndodhi rasti, ku edhe u arrestua personi i dyshuar. Të njëjtit i është konfiskuar vetura, ku ia gjetëm dhjetëra fishekë.

Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe nisjen e hetimeve.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë.

/GazetaSinjali/