image Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në Prishtinë, gjendet në arrati

Siguri

Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në Prishtinë, gjendet në arrati

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një vrasje në tentativë që ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku një person është gjuajtur me armë derisa po lëvizte me veturë. I dyshuari ishte në një skuter bashkë me një person tjetër kur gjuajti në drejtim të viktimës.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast që gjendet ende në arrati është Blerim Shuleta.

Viktima V.G., e ka denoncuar rastin vet në Polici, ku gjatë intervistimit ka dhënë detaje se si u përball me të dyshuarin, teksa ishte në lëvizje me veturën e tij. Tentim vrasjes sipas burimeve të Sinjalit i ka paraprirë një sulm.

Sipas viktimës, Shuleta fillimisht kishte tentuar ta kapte për gjoksi dhe kur ishte nisur të lëvizte me veturë, i dyshuari kishte shtënë në drejtim të tij.

Me të marrë informacionin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në tentim për ta arrestuar të dyshuarin.

Sipas burimeve të Sinjalit, zyrtarët policorë kanë takuar dy persona në këtë lagje, një taksist dhe të dyshuarin që ishte në skuter bashkë me personin që ka gjuajtur me armë. Taksisti ka deklaruar se personin në fjalë e kishte transportuar nga rruga “Bajram Bahtiri” ku kishte ndodhur rasti te lagjja Tasligje.

Të njëjtit janë intervistuar në stacion policor, ndërsa vetura ku u gjetën është konfiskuar.

Sinjali mëson se të dyshuarit Blerim Shuleta, që është ende në arrati i është dërguar ftesa për t’u paraqitur në stacion policor lidhur me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/