image Vrasje në tentativë në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Siguri

Vrasje në tentativë në Prishtinë, i dyshuari në arrati

news image

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku një person është gjuajtur me armë derisa po lëvizte me veturë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se një person ka shtënë me armë në drejtim të viktimës, mbrëmë rreth orës 19:30.  Rasti është denoncuar në Polici nga vet viktima, i cili ka dhënë detaje se si u përball me të dyshuarin B.Sh., teksa ishte në lëvizje.

Sipas burimeve të Sinjalit, i riu ka deklaruar se dy persona ishin në një skuter, kur njëri prej tyre, të cilën e njeh, ka gjuajtur në drejtim të tij. Derisa i njëjti po intervistohej nga hetuesit policorë, i ka shkuar mesazhi se i dyshuari që kishte ikur pasi e ka gjuajtur me armë është parë në lagjen Tasligje.

Me të marrë informacionin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në tentim për ta arrestuar të dyshuarin.

Sipas burimeve të Sinjalit, zyrtarët policorë kanë takuar dy persona në këtë lagje, një taksist dhe të dyshuarin që ishte në skuter bashkë me personin që ka gjuajtur me armë. Taksisti ka deklaruar se personin në fjalë e kishte transportuar nga rruga “Bajram Bahtiri” ku kishte ndodhur rasti te lagjja Tasligje.

Të njëjtit janë intervistuar në stacion policor, ndërsa vetura ku u gjetën është konfiskuar.

Sinjali mëson se të dyshuarit B.SH., që është ende në arrati i është dërguar ftesa për t’u paraqitur në stacion policor lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/