image Ky është grupi i dyshuar për grabitjen e punëtorëve të 'Express Postës' në Gjakovë
[wp-story id="814678"]

Siguri

Ky është grupi i dyshuar për grabitjen e punëtorëve të ‘Express Postës’ në Gjakovë

news image

Gazeta Sinjali pak ditë më parë ka raportuar për një grabitje që ka ndodhur të hënën në postën e shpejtë ‘Express Posta’ në Gjakovë, ku tre persona të armatosur kanë sulmuar fizikisht dhe u kanë marrë pazarin ditor dy punëtorëve të kompanisë. Pas më shumë se një jave në arrati, tre të dyshuarit tashmë janë kapur nga Policia.

‘Sebep’ për arrestimin e tyre u bë vetura e njërit prej tyre që dyshohet se është përdorur për të kryer veprën penale.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se përveç Bashkim Dervarit, emrin e të cilit e publikoi sot Sinjali, janë arrestuar edhe Driton Macula dhe Kristian Bibaj.

Edhe dy të dyshuarit e fundit pas identifikimit janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Grabitje’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/