image Ky është formacioni i Munishit me politikanët kosovarë

Futboll

Sport/ Ky është formacioni i Munishit me politikanët kosovarë

news image

Ismet Munishi u vu para një sfide interesante sot në emisionin “Oxygen”.

Ai u detyrua të caktoj 11-shen startuese me politikanët kosovarë.

Ai zgjodhi Agim Veliun portier të skuadrës, ndërsa Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn qendërmbrojtës, shkruan Gazeta Sinjali.

Mimoza Kusari-Lilan dhe Ganimete Musliun i caktoi si mbrojtëse anësore, ndërsa mesfusha e politikanëve të Kosovës u përbë me Behgjet Pacollin, Kadri Veselin dhe Veton Surroin.

Hashim Thaçi dhe Albulena Haxhiu do ta mbështesin Albin Kurtin në qendër të sulmit.

Ndërsa, trajneri i Ballkanit caktoi si trajner të këtij ekipi, Richard Grenellin.

Ai e quajtu ekipin “Dialogu”, ndërsa vërehet se vetëm tri gra politikane janë zgjedhur nga ai./Gazeta Sinjali/