image Ky është çmimi që Lazio duhet të paguaj për transferimin e Mërgim Vojvodës

Futboll

Ky është çmimi që Lazio duhet të paguaj për transferimin e Mërgim Vojvodës

news image

Gazeta italiane “Corrieredellosport” ka shkruar një artikull për futbollistin kosovar Mërgim Vojvoda dhe transferimin e mundshëm të tij te Lazio.

Sipas këtij mediumi Lazio po e sheh Vojvodën si zëvendësues të Marusicit i cili pritet të transferohet te PSG, transmeton Gazeta Sinjali.

Kurse për transferimin e kosovarit Lazio duhet të paguaj 7 milionë euro.

Vojvoda në këtë sezon ka bërë 25 paraqitje e ku ka arritur të shënoj 1 gol dhe të bëjë 2 asistime.

/Gazeta Sinjali/