image Ky është avokati nga Mitrovica që dyshohet se u vra nga djali i tij

Siguri

Ky është avokati nga Mitrovica që dyshohet se u vra nga djali i tij

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot, në orët e mëngjesit në Mitrovicë të Veriut, ku një person dyshohet se ka vrarë vëllain dhe babain e tij.

Sinjali mëson se burri që dyshohet se u vra nga djali i tij është avokati Milan Bigovic, i cili më parë ka qenë gjykatës. Përpos avokatit, i vrarë ka mbetur edhe djali i tij Uroš Bigovic.

Bigovic nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve që mori nga arma e zjarrit dhe humbi jetën.