image Një person vret vëllain dhe babain në Mitrovicën e Veriut

Siguri

Një person vret vëllain dhe babain në Mitrovicën e Veriut

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, në orët e mëngjesit në Mitrovicë të Veriut, ku pas një përleshje mes vëllezërve, njëri prej tyre ka vrarë vëllain dhe babain, raporton Gazeta Sinjali.

Korrespodenti i Sinjalit nga Veriu ka njoftuar se gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshje në familje, ku një person dyshohet se fillimisht ka vrarë me armë vëllain e tij dhe ka plagosur babain.

Por si pasojë e lëndimeve të marra nga arma tashmë edhe babai i plagosur ka humbur jetën.

Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me detajet e reja.

/GazetaSinjali/