image Ky është arsyetimi i Besa Gaxherrit për mosvotimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Politikë

Ky është arsyetimi i Besa Gaxherrit për mosvotimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

news image

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka folur në lidhje me situatën politike dhe pandemike në vend, pasi që ende deputetët nuk po arrijnë të bëhen bashkë për të votuar në lexim të dytë, projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, shkruan Gazeta Sinjali.

Gaxherri ka thënë se opozita po e luan rolin e saj, duke mos e pasur parasysh situatën.

Partitë opozitare sipas saj e dinë mirë se ata si pozitë nuk po munden t’i kenë 61 vota për ta kaluar këtë ligj.

“Opozita e dinë që ne nuk po arrijmë të kemi 61 deputetë për ta votuar këtë ligj, shkaku i deputetëve që po janë të prekur nga virusi e që po duhet të vetizolohen”, tha Gaxherri.

Ndërsa në lidhje me ankesat e opozitës që  qeveria nuk po merr parasysh propozimet e tyre, Gaxherri reagoi duke thënë se shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, iu ka bë ftesë publike disa herë për të ofruar idetë dhe sugjerimet e tyre.

“Shefi i grupit parlamentar ju ka bërë ftesë publike para leximit të parë, propozoni konkretë amendamentet, PDK-ja kërkon edhe 300 milionë sepse elektorati e donë kështu, ose VV që nuk pajtohet. Ne e dimë çka është mirë, ne i kemi 2 milionë e diçka, e nuk kanë qenë të gatshëm”, theksoi Gaxherri në TV Dukagjini.

/Gazeta Sinjali/