image Ky është anëtari i KSHC-së që dyshohet se e kërcënoi Eliza Hoxhën

Politikë

Ky është anëtari i KSHC-së që dyshohet se e kërcënoi Eliza Hoxhën

news image

Seb Bytyçi, anëtari i sapozgjedhur i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ka kërcënuar me padi deputeten e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila në seancën e sotme ka thënë se ai është i angazhuar si profesor në dy institucione të arsimit të lartë, shkruan Gazeta Sinjali.

Bytyçi përmes një postimi në Facebook, tha se do ta padisë Hoxhën për shpifje, nëse ajo nuk tërhiqet nga këto deklarata publikisht.

“Unë në momentin e kandidimit jam i angazhuar vetëm në Riinvest! Përsëritja e të pavërtetave me gjithë faktin se ia kam sqaruar të vërtetën përbën shpifje, për të cilën do ta padisë deputeten, nëse znj. Hoxha nuk i tërheq ato që i ka thëne publikisht”, tha Bytyçi.

Ai ka kërkuar nga deputetja Hoxha që të publikojë përgjigjen e pranuar nga Universiteti i Winchesterit.

Ky është postimi i plotë i tij:

Reagim

Fatkeqësisht, gjatë diskutimit për KSHC-në në Kuvend, deputetja Eliza Hoxha i tha disa gjëra rreth kandidaturës sime që jane të pavërteta. Kjo ndodhi me gjithë faktin se e vërteta reflektohet në CV-në time, si dhe me gjithë faktin se unë ia kam sqaruar të vërtetën zonjës Hoxha përmes emailit si dhe në një emision televiziv. Unë në momentin e kandidimit jam i angazhuar vetëm në Riinvest! Përsëritja e të pavërtetave me gjithë faktin se ia kam sqaruar të vërtetën përbën shpifje, për të cilën do ta padisë deputeten, nëse znj. Hoxha nuk i tërheq ato që i ka thëne publikisht.

Deputetja në fjalim tha se e ka kontaktuar Universitetin e Winchesterit për të marrë konfirmim se unë jam i angazhuar aty, por nuk tregoi se a ka marrë konfirmim apo jo? Nuk mund të ketë marrë konfirmim pozitiv që unë jam i punësuar aty, sepse thjeshtë nuk është e vërtetë. Kërkoj nga znj. Hoxha ta publikojë përgjigjen e marrë nga Universiteti i Winchesterit. /Gazeta Sinjali/