image Ky është 55-vjeçari që u dërgua në paraburgim pasi rrahu gruan e tij në Mitrovicë

Drejtësi

Ky është 55-vjeçari që u dërgua në paraburgim pasi rrahu gruan e tij në Mitrovicë

news image

Një rast i dhunës në familje është denoncuar mbrëmë në mesnatë në stacionin policor në Mitrovicë, ku një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi i cili dyshohet se rrahu bashkëshorten e tij është, Shkëlzen Topallaj, 55-vjeçar.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Gjykatës Themelore në Mitrovicë, bëjnë të ditur se ndaj Topallajt është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sinjali mëson se Topallaj është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Kujtojmë se bashkëshortja e Shkëlzen Topallajt, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës për trajtim mjekësor.

/GazetaSinjali/