image Ky është 54-vjeçari që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij - jetonte i vetëm

Ekskluzive

Ky është 54-vjeçari që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij – jetonte i vetëm

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Sahnje të Dragashit, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Demir Misini, 54-vjeçar, i cili jetonte i vetëm.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe ekipi i emergjencës ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Policia e Kosovës së bashku me njësitet përkatëse kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaSinjali/