image E tmerrshme/ Ky është 54-vjeçari që dyshohet se ngacmoi seksualisht një 12-vjeçare në Prizren

Siguri

E tmerrshme/ Ky është 54-vjeçari që dyshohet se ngacmoi seksualisht një 12-vjeçare në Prizren

news image

Një 54-vjeçar është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për Tahir Thaqin, i cili dyshohet se ka ngacmuar një 12-vjeçare, derisa ajo po ecte rrugës.

Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prizren i kanë thënë Sinjalit se 54-vjeçari gjatë intervistimit, e ka mohuar që e ka ngacmuar seksualisht të miturën, sipas tij, ai “vetëm ka biseduar me të”.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson se ky nuk është rasti i parë për të cilin dyshohet Tahir Thaqi. 54-vjeçari dyshohet edhe për dy raste të tjera të ngacmimit seksual, po ashtu të vajzave të mitura.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/