Gazeta Sinjali raportoi sonte për dy raste të dhunës në familje dhe në të dyja viktima janë gratë. Njëri prej tyre ka ndodhur në orët e paradites, kur një grua është kërcënuar nga ish-bashkëshorti i saj.
Viktima e ka denoncuar burrin me të cilin ende janë të kurorëzuar, por nuk jetojnë bashkë që disa muaj, si pasojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, të cilat siç duket nuk kanë mbaruar.
Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Erdin Oreshkën, 43-vjeçar, i cili është arrestuar gjatë ditës së sotme.
I dyshuari, sipas informacioneve të para e ka kanosur seriozisht ish-gruan përmes telefonit, ashtu që i ka dërguar mesazhe djalit të tyre, duke e paralajmëruar për nënën e tij.
Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia, ku ka rrëfyer për problemet që ka me të dyshuarin.
Kanosja i ka kushtuar Oreshkës, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, që i është caktuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga