image Ky është 41-vjeçari i arrestuar në Vërmicë, dyshohet për trafikim me njerëz e shërbime seksuale

Siguri

Ky është 41-vjeçari i arrestuar në Vërmicë, dyshohet për trafikim me njerëz e shërbime seksuale

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për arrestimin e një 41-vjeçari në pikën kufitare në Vërmicë, i cili kërkohej nga Gjykata Themelore në Ferizaj, pasi ndaj të njëjtit kanë filluar hetimet për dy vepra penale. I dyshuari u ndalua në orët e mesditës dhe më pas u dërgua në mbajtje.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që ra në prangat e Policisë pasi po hetohet nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, nën dyshimet se ka kryer veprat penale “trafikimin me njerëz” dhe “shërbime seksuale viktimës së trafikimit” është Osman Halili.

Halili u ndalua dje nga Policia Kufitare, ku pas verifikimit rezultoi se po kërkohej me urdhëresë. I njëjti është dërguar në stacion policor dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për të vazhduar më pas me procedurat e tjera ligjore.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet, ndërsa “kushdo që shfrytëzon ose mundëson shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

/GazetaSinjali/