image Ky është 34-vjeçari që u kap pas 5 vitesh në arrati, kishte 8 fletë arreste për vjedhje të rëndë - Sinjali

Ky është 34-vjeçari që u kap pas 5 vitesh në arrati, kishte 8 fletë arreste për vjedhje të rëndë

news image

Policia rajonale në Prizren, ka arritur që ta kap të dyshuarin për veprën penale vjedhje e rëndë, i cili ishte në arrati që 5 vite dhe ndaj tij kishte 8 urdhër arreste, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Liridon Shehun, 34-vjeçar, nga fshati Krushë e Vogël.

I njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në seancë për shqyrtim kryesor të lëndëve gjyqësore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin