image Ky është 30-vjeçari që dyshohet për dhunimin e të miturës në Viti

Drejtësi

Ky është 30-vjeçari që dyshohet për dhunimin e të miturës në Viti

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një 30-vjeçar në Viti është dërguar në paraburgim pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunimi”. Ai dyshohet se më 15 nëntor, në një motel në Viti, e kishte keqpërdorur një të mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se i dyshuari është Elbasan Fetahi, nga komuna e Vitisë.

Fetahi, i cili e ka pranuar veprën për të cilën është arrestuar, njihet me të miturën përmes rrjeteve sociale. Në natën e 15 nëntorit, në motelin Malibu, ai dyshohet se e ka keqpërdorur seksualisht vajzën, e cila më pas ka kryer seks oral. I dyshuari me të miturën kishin qëndruar në këtë motel për rreth 3 orë.

Të miturën fillimisht e kishte raportuar si të zhdukur në polici nëna e saj, e cila ka deklaruar se vajza ka shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer në shtëpi.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar të dyshuarit Elbasan Fetahi 1 muaj paraburgim, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunimi”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/