image E dhimbshme: Ky është 30-vjeçari nga Ferizaj i cili u gjet i vdekur

Sociale

E dhimbshme: Ky është 30-vjeçari nga Ferizaj i cili u gjet i vdekur

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Saraisht të komunës së Ferizajt, ku një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i ndjeri 30-vjeçar është Dardan Osmani.

Ndërkaq, nga mediat lokale mësohet se viktima është vëllau i asamblistit të Kuvendit Komunal, Elbasan Osmani.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajon të Ferizajt, Kanun Veseli i tha Gazetës Sinjali se rasti është iniciuar si “Vetëvrasje”.

Sot, në ora 07:15, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fsh. Saraishtë të Ferizajt është një rast i vetëvrasjes. Hetuesit dhe krimteknikët Rajonal të Hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizjat i kanë marr veprimet e nevojshme për hetim”, tha Veseli.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në IML.

/GazetaSinjali/