Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një vrasje që ndodhi pas mesnate në rrugën “Artim Jashari” të Mitrovicës, ku një person është therur për vdekje nga dy të dyshuar.
Sinjali mëson se viktima është Albert Muja, 25-vjeçar.
Policia ka njoftuar se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një zënke që kishin mes vete viktima dhe dy të dyshuarit.
Gjatë përleshjes dyshohet se viktima është sulmuar me thikë nga dy të dyshuarit dhe nga plagët e marra ka humbur jetën në QKUK.
Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.