image Ky është 23-vjeçari që u vra sot në Mitrovicë

Siguri

Ky është 23-vjeçari që u vra sot në Mitrovicë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë pasi një person dyshohet se është vrarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali tani mëson se viktima është Mehmet Kurti.

Kurse, siç mëson Gazeta Sinjali, i dyshuari për vrasjen e 23-vjeçarit dhe plagosjen e dy të tjerëve është Valmir Selimi.

Burimet e Sinjalit tregojnë se i njëjti është nga fshati Kçiq i Mitrovicës.

Mehmet Kurti

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit  janë plagosur tre persona, si pasojë  njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/