image Ky është 17-vjeçari që vdiq në aksidentin e rëndë me motoçikletë në Qyshk të Pejës

Siguri

Ky është 17-vjeçari që vdiq në aksidentin e rëndë me motoçikletë në Qyshk të Pejës

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më herët se një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në Qyshk të Pejës.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se personi që ka vdekur është 17-vjeçari Fatlind Jahaj.

Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur në momentin kur ngasësi i motoçikletës nuk ka arritur të përshtat shpejtësinë e mjetit që po drejtonte në atë rrugë.

Për një moment, ka humbur drejtimin duke dalur nga rruga dhe është goditur për një shtyllë betoni.

Bashkë me shoferin i cili ka ndërruar jetë, ka qenë edhe pasagjeri i cili po trajtohet në Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak të lëndimeve të rënda.

Rastin për vdekjen e 17-vjeçarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Vdekja e vozitësit është konstatuar nga emergjenca, ndërsa pasagjeri është dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal”, tha Gashi për Sinjalin.

/GazetaSinjali/