image Një i vdekur në aksidentin në Pejë

Siguri

Një i vdekur në aksidentin në Pejë

news image

Sot rreth orës 15:20 ka ndodhur një vetaksident në Qyshk të Pejës, me ç’rast një person ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili është dërguar me urgjencë në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë, pasi nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve të marra nga aksidenti.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Vdekja e vozitësit është konstatuar nga emergjenca, ndërsa pasagjeri është dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal”, tha Gashi për Sinjalin.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur në momentin kur ngasësi i motoçikletës nuk ka arritur të përshtat shpejtësinë e mjetit që po drejtonte në atë rrugë. Për një moment, ka humbur drejtimin duke dalur nga rruga dhe është goditur për një shtyllë betoni.

Bashkë me shoferin i cili ka ndërruar jetë, ka qenë edhe pasagjeri i cili po trajtohet në Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak të lëndimeve të rënda.

/GazetaSinjali/