image Ky është 14-vjeçari që humbi jetën tragjikisht mbrëmë në Suharekë

Siguri

Ky është 14-vjeçari që humbi jetën tragjikisht mbrëmë në Suharekë

news image

Leon Kurtishaj, është 14-vjeçari nga Greikoci që humbi tragjikisht jetën mbrëmë në një vetaksident trafiku në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Familjarët e tij kanë njoftuar se Leonit do t’i jepet sot lamtumira e fundit, në varrezat e fshatit, në orën 14:00.

Ai ishte bashkë me dy fëmijë të tjerë, kur vetura me të cilën po udhëtonin u rrokullis, duke i shkaktuar atij plagë vdekjeprurëse, ndërsa dy fëmijëve të tjerë lëndime të rënda trupore.

Dy fëmijët e tjerë të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit./GazetaSinjali/