Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot e ka marrë edhe zyrtarisht postin e shefit të qeverisë e cila u votua dje në Kuvend.
Kurti sot e ka nisur ditën me aktivitete. Pas mbledhjes së parë ceremoniale të qeverisë, Kurti bëri homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Pas pak ai do ta pres në zyrën e tij të re, ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
“Kryeministri Albin Kurti, pret në takim, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Philip S. Kosnett”, thuhet në agjendën e kryeministrit, njofton zyra e tij. /Gazeta Sinjali/