image Ky do të jetë kandidati nga AAK për kryetar të Deçanit

Politikë

Ky do të jetë kandidati nga AAK për kryetar të Deçanit

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka nominuar Bashkim Ramosajn si kandidat për kryetar të Deçanit edhe për një mandat tjetër.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Ramosaj.

“Në takimin e mbajtur dje, kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj, më ka besuar duke më nominuar edhe për një mandat kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit. Dëshiroj së pari të shpreh mirënjohjen për kryetarin e AAK-së z.Ramush Haradinaj, strukturat e AAK-së në Deçan si edhe të gjithë qytetarët e Deçanit për mbështetjen e vazhdueshme. Bashkë për t’ia plotësuar Deçanit ëndrrën”, shkruan Ramosaj në njoftim. /Gazeta Sinjali/