image Kuzhinieri spanjoll thyen rekord me kërpudhën që peshon 62 kilogramë

Botë

Botë/ Kuzhinieri spanjoll thyen rekord me kërpudhën që peshon 62 kilogramë

news image

Sergio Martinez Valledor ishte duke shëtitur nëpër një pjesë malore në Leon të Spanjës, kur e gjeti një kërpudhë gjigante.

Kjo specie e njohur si Meripilus giganteus, sipas kuzhinierit spanjoll është më e madhja që është gjetur ndonjëherë, pasi peshon deri në 62 kilogramë.

“Ishte kapur për një pemë, kur e pashë papritmas, derisa nuk isha duke kërkuar për kërpudha”, ka thënë Valledor.

Pas disa ditësh, ai ka shkuar ta merrte së bashku me disa shokë, sepse ishte e rëndë dhe e papërshtatshme për bartje. Megjithatë, nuk arritën ta bartin të plotë, sepse nuk iu zinte vetura, ndaj e ndanë në dy pjesë.

Tani që është kërpudha po qëndron e ekspozuar në një restorant, janë ftuar zyrtarët e Librit të Rekordeve të Ginisit, që pritet të japin vlerësimin e tyre.

Së shpejti do të vendoset nëse kjo kërpudhë do të shënoj ndonjë rekord, derisa dihet se një lloj i njëjtë, pesha më e madhe që kishte arritur ishte 23 kilogramë./Gazeta Sinjali/