image Kuvendi vendos, Kurti të premten raporton për dialogun Kosovë - Serbi

Politikë

Kuvendi vendos, Kurti të premten raporton për dialogun Kosovë – Serbi

news image

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se të premten do të ketë seancë plenare, e ku në rend dite të jetë edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti lidhur me procesin e dialogut, transmeton Gazeta Sinjali.

“Në rend dite përveç pikave të rregullta të seancës së ardhshëm plenare, u diskutua edhe kërkesa e kryeministrit për raportim para deputetëve në raport me zhvillimet që lidhen me dialog. U vendos që raportimi i z.Kurti të jetë si pikë e katër e rendit të ditës në seancën plenare të rregullt me 11 qershor ditën e premte”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo deklaroi se në debatin për dialogun do të diskutohet për marrëveshjet e arritura deri më tani.

Kusari-Lila theksoi se Kuvendi do t’i vazhdojë punimet edhe të hënën më 14 qershor, në debatin parlamentar të kërkuar nga PDK-ja për gjendjen ekonomike dhe efektet e pandemisë në Kosovë. /GazetaSinjali/