image Kuvendi mblidhet më 19 tetor, PDK-ja i bën thirrje sërish Qeverisë ta rishikojë vendimin për gazsjellësin

Politikë

Kuvendi mblidhet më 19 tetor, PDK-ja i bën thirrje sërish Qeverisë ta rishikojë vendimin për gazsjellësin

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit bëri të ditur se deputetët do të mblidhen në seancë të martën e ardhshme, më 19 tetor.

Me këtë rast ai ka shtuar se sa më shpejtë duhet të miratohet Kodi i Procedurës Penale.

Tahiri edhe një herë i ka bërë thirrje Qeverisë së vendit që ta rishqyrtojë vendimin për çështjen e gazit, derisa ka thënë se vendi nuk e ka luksin për refuzimin e një projekt të tillë.

Ai ka paralajmëruar se do të ketë edhe debat parlamentar për gazsjellësin, derisa ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë do të vendoset.

“U vendos që seanca e radhës të mbahet të martën e nesërme dhe jo nesër, ajo që mund të them se ndër pikat më të rëndësishme është Kodi i Procedurës Penale, dhe është dokument që sa më shpejtë të miratohet dhe të hy në fuqi”.

“Çështje tjetër që ne i kërkojmë Qeverisë që ta rishikojë edhe një herë vendimit sa i përket gazsjellësit, prandaj gjithmonë alternativat janë të rëndësishme aq më shumë që po flasim për një projekt që financohet nga ShBA-ja që kap vlerën e 200 milionë dollarë dhe refuzimi i Qeverisë së Kosovës i bën dëme të madh vendit”.

/Gazeta Sinjali/