Të enjten duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të re plenare, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka arritur që të sigurojë rendin e ditës të kësaj seance.
Sipas këtij dokumenti, kryeministri, Avdullah Hoti, do të raportojë para deputetëve rreth “Përfshirjes dhe ndarjes së Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020” dhe “Trajtimin e dëmshëm të temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke kushtëzuar me personat e zhvendosur”.
Po ashtu, në këtë seancë, ndër të tjera, do të bëhet edhe shqyrtimi i parë i Projekligjit për Inspektoratin e Punës, shqyrtimi i parë i Projekligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private, si dhe shqyrtimi i parë i Projekligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike./Gazeta Sinjali/