image Kuvendi mban seancë nesër, Hoti raporton për Ujmanin dhe të pagjeturit

Politikë

Kuvendi mban seancë nesër, Hoti raporton për Ujmanin dhe të pagjeturit

news image

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë nesër duke filluar nga ora 10:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Në rend të ditës do të jetë diskutimi parlamentar për situatën e pandemisë së koronavirusit në vend.

“Debat parlamentar në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës nga ana Qeverisë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Po ashtu, Gazeta Sinjali ka siguruar rendin e ditës dhe njëra prej pikave të tyre është ku kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të mbajë interpelancë sipas kërkesës të deputetit nga VV, Liburn Aliu, për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.

/Gazeta Sinjali/