image Kuvendi mban seancë javën e ardhshme, vendos për shkarkimin e Bordit të RTK-së

Politikë

Kuvendi mban seancë javën e ardhshme, vendos për shkarkimin e Bordit të RTK-së

news image

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës sot, duke filluar nga ora 10:00, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë mbledhje, kryesia e Kuvendit vendosi që seanca e radhës plenare të mbahet gjatë javës që vjen.

Deputetët e Parlamentit në seancën e radhës do të shqyrtojnë shkarkimin e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.

“Më në fund kryesia ka arritur të ketë kuorum për të vendosur për mbajtjen e seancës së Kuvendit javën e ardhshme…Pikë e radhës e kësaj mbledhje do të jetë shkarkimi i Bordit të RTK-së…”, tha ai para gazetarëve./Gazeta Sinjali/