image Kuvendi Komunal i Klinës u del në mbrojtje Thaçit e Veselit: Aktakuza është tendencioze

Politikë

Kuvendi Komunal i Klinës u del në mbrojtje Thaçit e Veselit: Aktakuza është tendencioze

news image

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Klinës sot unanimisht kanë votuar një deklaratë të përbashkët në përkrahje të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Kuvendi i Komunës së Klinës me deklaratën e tyre mbështet luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke qenë të bindur se ajo ishte e drejtë.

Kjo mbështetje e tyre erdhi pasi Prokuroria Speciale në Hagë ngriti aktakuzë kundër Thaçit dhe Veselit për vrasjen e afërsisht 100 qytetarëve shqiptarë, romë e serbë, gjatë luftës së fundit në Kosovë./Gazeta Sinjali/

Kjo është deklarata e Kuvendit Komunal të Klinës.

Komuna e Klinës

Kuvendi i Komunës së Klinës

Datë 26. 06. 2020

Deklaratë e Kuvendit të Komunës së Klinës

Ne, Kuvendi i Komunës së Klinës, veprimin e datës 25 Qershor 2020 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar e shohim si një veprim politik dhe e interpretojmë si të pazakonshëm dhe tejet tendencioz, me një gjuhë tërësisht jozyrtare dhe jo profesionale. Zyra e Prokurorit të Specializuar tregon që është propozuar aktakuzë ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës SH.T.Z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, i cili është edhe Deputet i Parlamentit të Republikës, Z. Kadri Veseli, por ligjërisht konsiderojmë që ajo aktakuzë nuk ka asnjë bazë juridike pa u konfirmuar nga Gjyqtari i Procedurës paraprake.

Kuvendi i Komunës së Klinës mbështet luftën e pastër të UÇK-së, duke qenë të bindur se ajo ishte e drejtë. Mbështesim gjithashtu udhëheqësit e saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe gjithë të tjerët që mund të akuzohen në të ardhmen nga kjo Gjykatë.