image Kuvendi i Serbisë diskuton për Kosovën më 22 qershor

Rajon

Kuvendi i Serbisë diskuton për Kosovën më 22 qershor

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kuvendi i Serbisë, më 22 qershor, do të mbajë një seancë, në të cilën do të flitet “detajisht” për dialogun me Kosovën.

Vuçiq tha se në këtë seancë do të diskutohet për “çdo çështje me rëndësi për situatën në Kosovë” dhe se ai do t’i paraqesë planet dhe idetë e Serbisë.

Ndryshe dje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takuan në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve./GazetaSinjali/