image Meta fton shqiptarët ta votojnë Shaip Kamberin

Shqipëri

Meta fton shqiptarët ta votojnë Shaip Kamberin

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ftuar shqiptarët që të votojnë nesër kandidatin për deputet në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc.

Si kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit, ka shkruar Meta në Facebook.

“Ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër masivisht t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaip Kamberin dhe ‘Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë’”, ka shkruar Meta.

Mund të jetë një imazh i 1 person

/GazetaSinjali/