Me rastin e shënimit të një-vjetorit të fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë solemne.
Duke filluar nga ora 10:00, kjo seancë mbahet në shenjë mbështetje të popullit ukrainas, në shenjë solidarizimi dhe thirrjeje për paqe.
Sot është bërë saktësisht një vit nga ngjarja që ndryshoi botën – fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.
Në agresionin brutal rus kundër Ukrainës, mijëra njerëz vdiqën, miliona u zhvendosën dhe qytetet ukrainase u shkatërruan, ekonomia u rikthye me dekada prapa. Një vit më vonë, nuk ka asnjë shenjë paqeje. Gjithçka tregon për një luftë të zgjatur dhe gjithnjë e më të përgjakshme.