image Kuvendi i Kosovës voton dy projektligje, një tjetër shtyhet me mocion procedural

Politikë

Kuvendi i Kosovës voton dy projektligje, një tjetër shtyhet me mocion procedural

news image

Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kësaj seance janë duke u shqyrtuar 20 projektligje, ku është miratuar në parim edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Para kësaj pike në rend dite ishte edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës mori vendim ta miratojë mocionin procedural për shtyrjen e shqyrtimit të parë të Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare me 67 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Shtyrja e shqyrtimit të këtij projektligji u bë për shkak se nuk pati kuorum, pasi kërkohet të jenë prezent 2/3-at e deputetëve ku bëjnë pjesë edhe ata të Listës Serbe./GazetaSinjali/