image Kuvendi i Drenasit nesër ndan 229,200 euro për parandalimin e virusit COVID-19

Kuvendi i Drenasit nesër ndan 229,200 euro për parandalimin e virusit COVID-19

news image

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, për të trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me situatën emergjente për parandalimin e COVID-19, i ka propozuar Kuvendit mbajtjen e mbledhjes urgjente.

Më këtë rast, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, thërret mbledhje urgjente të Kuvendit të Komunës për datën 25.03.2020 duke filluar nga ora 10:00 në Sallën e Kulturës në Drenas, vend ky i cili i plotëson kushtet e kërkuara për mbajtjen e mbledhjen së urgjente të kërkuara edhe nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike për mbajtjen e distancës.

Mbledhja do të këtë për rend dite siç është propozim vendim për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID-19. /Gazeta Sinjali/