Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, e cila tha se në këtë takim është marrë vendim që Kuvendi të mbajë seancë më 2 gusht.
“Në 14 vazhdojmë me pikat a papërfunduara. Seanca do të vazhdojë me datën 2 gusht. Ne nga pozicioni i pozitës, presim miratimin e rishikimit të buxhetit për të ofruar mundësinë e pakos ekonomike. Në seancë do të vazhdohet me votime, 4 marrëveshjeve ndërkombëtare.”
Ajo po ashtu bëri të ditur se në seancën e të hënës do të diskutohet edhe për raportin 100 ditësh të Qeverisë Kurti 2.
“Kërkesa e deputetëve është e përfshirë në agjendën e ditës së hënë ndaras raporti 100 ditësh është publiku dhe është aty. Natyrisht në secilën kërkesë qëndron edhe Qeveria të gatshëm të diskutojmë për sfidat që kanë karakterizuar 100 ditshin e Qeverisë Kurti 2.”/Gazeta Sinjali/