image Kushtetuesja para 6 vjetësh vendosi për asociacionin

Drejtësi

Kushtetuesja para 6 vjetësh vendosi për asociacionin

news image

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 23 dhjetor 2015, ka marrë vendim në lidhje me asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kërkesa për përputhshmërinë e parimeve të kësaj marrëveshje, e cila u dërgua në Kushtetuese nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Në vendim thuhej që parimet e përgjithshme, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetueses, duke e bazuar këtë në nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.

(Gjykata Kushtetuese) konstaton që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti që implementon Parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 [paragrafi 1, me Kapitullin II dhe III, duhet të plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri posaçërisht me nenet 3, 7, 12, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore], me nenet 21 dhe 44, me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre” , thuhet në vendimin e GJK-së.

/GazetaSinjali/