image Kushdo që e keni parë këtë person nga Vushtrria lajmëroni familjarët ose Policinë e Kosovës

Kosovë

Zhdukje/ Kushdo që e keni parë këtë person nga Vushtrria lajmëroni familjarët ose Policinë e Kosovës

news image

Musli Krasniqi nga fshati Begaj e Vushtrrisë ka tri ditë që është zhdukur dhe për të nuk ka informacione askush nga familjarët e tij.

Gazeta Sinjali ka biseduar me familjarë të tij të cilët kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët që e shohin Musli Krasniqin ta lajmërojnë vëllain e Muslisë, Mehdi Krasniqin.

Ata kanë thënë se janë të shqetësuar lidhur me zhdukjen e tij pasi që nuk e din vendndodhjen e Muslisë.

“Që nga 28 tetori i këtij viti Musli Krasniqi nga fshati Begaj i Vushtrrisë është larguar nga shtëpia dhe as sot në mbrëmje ai nuk i është lajmëruar familjes”.

“Familja e Isuf Krasniqit nga fshati Begaj i Vushtrrisë që nga 28 tetori i këtij viti është në ankth të madh pasi biri i tyre Musli Krasniqi ka dalur nga shtëpia pa informuar askënd se ku po shkon dhe që nga ajo ditë ai po konsiderohet i zhdukur”, kanë thënë përmes telefonit familjarë të Muslisë.

Ata kanë kërkuar që kushdo që e sheh Muslinë ta lajmërojnë familjen apo Policinë e Kosovës.

“Për ketë rast familjarët kanë informuar policinë në Vushtrri, por deri më sot as policia dhe askush nuk kane mund të gjejnë vendndodhjen e tij dhe s’ka asnjë gjurmë se nga ka shkuar Musliu. Kushdo që ka informacione të na lajmëroj në numrin e telefonit 044472761”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/.