Sonte do të mësohet edhe finalisti i dytë në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.
Me fillim prej orës 20:00, në stadiumin “Al Bayt”, Franca dhe Maroku do ta kërkojnë biletën e fundit për finalen e 18 dhjetorit ku do t’i pret Argjentina.
Maroku, është befasia e këtij kampionati e cila eliminoj deri në këtë fazë Spanjën dhe Portugalinë.
E një befasi do të synojë që ta shmangin francezët që përball kanë një kundërshtarë mjaft të papërshtatshme.
Derisa, skuadra e Didier Deschamps, në eliminatore e mposhti Poloninë me shifrat 3:1, kurse në gjysmëfinale e eliminoi Anglinë me rezultat të ngushtë 2:1.
Lojën e fundit mes vete Franca dhe Maroku, e patën në nëntor të vitit 2007.
Asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.