image Kush ka pasur më shumë vizita jashtë vendit/ Vela dhe Gjuriq debatojnë mes vete

Politikë

Kush ka pasur më shumë vizita jashtë vendit/ Vela dhe Gjuriq debatojnë mes vete

news image

Blerim Vela, Shefi i Kabinetit të Presidentes, Vjosa Osmani dhe Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq kanë debatuar mes vete lidhur me numrin e vizitave që kanë pasur Osmani dhe Vuçiq jashtë shteteve të tyre.

Blerim Vela ka shkruar se Osmani që nga marrja e mandatit ka zhvilluar dy takime bilaterale në Estoni dhe Austri për të promovuar rrugën euro-atlantike të Kosovës, teksa presidenti serb s’ka zhvilluar vizitë bilaterale jashtë shtetit.

“Që prej marrjes së mandatit në prill 2021, Presidentja Vjosa Osmani ka pasur dy vizita biletarale në Estoni dhe Austri për të promovuar rrugën euro-atlantike të Kosovës. Në të njëjtën kohë, Presidenti i Serbisë, Vuçiq, nuk ka pasur vizita bilaterale jashtë shtetit. Ai në vend të kësaj zhvillon takime me Millorad Dodik dhe nxit tensione në rajon”, ka shkruar Vela në llogarinë e tij në Twitter.

Këtë pohim Gjuriq e ka klasifikuar si gënjeshtër, duke numëruar liderët që Vuçiq ka takuar.

”Aspak mirë të shpërndahen gënjeshtra nga Vela. Nga takimet me Macron, Zeman, Babish, Pahor, Radev, Zaev dhe Ramën, vizitat në Poloni dhe Emirate të Bashkuara Arabe, sikurse në Bosnjë, në vetëm pak muaj, Vuçiq ka më shumë takime dhe vizita sesa presidentja juaj do të zhvillojë tërë mandatit të saj”.

“Plus takimet multilaterale si ajo me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg”.

“Herën tjetër ju lutem ndiqeni llogarinë në instagram dhe rezervoni veten nga ky lloj ofendimi”, ka thënë Gjuriq.

/Gazeta Sinjali/