image Kush janë serbët që iu bashkuan kabinetit të Lulzim Hetimit?

Politikë

Kush janë serbët që iu bashkuan kabinetit të Lulzim Hetimit?

news image

Violeta Sakiq, Nikola Radomiroviq, Nenad Radosavljeviq dhe Miroslav Miniq janë serbët që sot iu bashkuan kabinetit të Lulzim Hetimit.

Ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi e ka informuar ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq se në Komunën e Leposaviqit në kabinetin e kryetarit Lulzim Hetemit, janë bashkuar katër anëtarë të komunitetit serbë në Kosovë.

“Nga sot, Violeta Sakic, Nikola Radomirovic, Nenad Radosavljevic dhe Miroslav Minic do të jenë pjesë e kabinetit të Kryetarit Hetemi. Bashkëpunimi me Komunat do të vazhdoj, përkrahja nga Qeveria nuk do të mungoj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai tutje ka thënë se për këtë çështje, dhe jo vetëm ka boseduar me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

“E informova për krijimin e mundësive për qytetarët nga komuniteti serb si dhe biseduam edhe për inkuadrimin e serbëve lokal në qeverisjen lokale me ç’rast e informova për vendimin e fundit të Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit për emërimin e katër drejtorëve të tjerë”.

/GazetaSinjali/