image Kush janë Odaloviq dhe Angjelkovi, dy serbët që Kurti ia përmendi Vuçiqit në takim

Politikë

Kush janë Odaloviq dhe Angjelkovi, dy serbët që Kurti ia përmendi Vuçiqit në takim

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit të sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ia ka përmendur këtij të fundit dy serbët, Veljko Odaloviqin dhe Zoran Angjelkoviqin, rreth njohurive që kanë këta të dy për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Veljko Odaloviqi ka qenë udhëheqësi kryesor jugosllav në Kosovë pas vitit 1997, ndërkaq tani mban postin e presidentit të Komisionit për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Serbisë.

Kurse, Zoran Angjelkoviq ka shërbyer si president i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovën nga viti 1998.

Kurti sot kishte bërë katër propozime në diskutimet me Vuçiqin, ku në pikën e fundit kishte kërkuar që për çështjen e të pagjeturve të pyeten Odaloviq dhe Angjelkoviq, të cilët kanë udhëhequr me Kosovën e okupuar.

Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte ‘naçelnik i qarkut të Kosovës’, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq”, ka thënë Kurti. /Gazeta Sinjali/