image Kush janë miliarderët e zhdukur në bordin e nëndetëses që po eksploronte Titanikun?

Botë

Kush janë miliarderët e zhdukur në bordin e nëndetëses që po eksploronte Titanikun?

news image

Ekipet e kërkimit-shpëtimit janë në luftë me kohën për të shpëtuar personat që ndodhen në nëndetësen e zhdukur gjatë eksplorimit të rrënojave të Titanikut.

Ekipet amerikane dhe kanadeze, po vijojnë punën për të bërë të mundur shpëtimin e 5 personave që ndodheshin në bordin e nëndetëses.

Mbetjet e Titanikut ndodhen rreth 435 milje (700 km) në jug të St John’s, Newfoundland dhe misioni i kërkim shpëtimit po vlerësohet tepër i vështirë.

Kush janë personat që ndodhen në bordin e nëndetëses?

  • Hamish Harding , një eksplorues dhe biznesmen britanik 58-vjeçar i cili është kryetar i firmës së avionëve Action Aviation
  • Biznesmeni miliarder pakistanez Shahzada Dawood, dhe djali i tij Suleman
  • Është raportuar gjerësisht se Stockton Rush , CEO i OceanGate – kompania që organizoi misionin – është në bord gjithashtu.
  • Eksploruesi francez 73-vjeçar Paul-Henry Nargeolet mendohet të jetë gjithashtu në bord, sipas një postimi në Facebook nga Harding para fillimit të zhytjes.

Sipas ekspertëve nëndetësja ka 70-96 orë oksigjen të mbetur, duke nisur nga ora 17:00 me orën lokale të së hënës.

Nga të dhënat paraprake duket se nëndetësja ka pësuar një defekt dhe ka përfunduar në fund të oqeanit.

/GazetaSinjali/