Gjyqi maratonë ndaj ish-ministrit të Shqipërisë, Saimir Tahirit ka tërhequr vëmendje të madhe brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pas më shumë se 12 orësh, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë ish-ministrin me 5 vite burg për shpërdorim detyre, dënim që i kalon në shërbim prove.
Gjyqi është ndjekur pa ndërprerje edhe nga përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Më poshtë, ju sjellim fotot e dy përfaqësueseve të SHBA, të cilat janë larguar nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas largimit të Saimir Tahirit, në orët e vona të mbrëmjes.
Përfaqësueset e Amerikës kanë ndjekur nga afër procesin dhe shpalljen e vendimit nga trupa gjykuese. Ato u larguan pasi situata përpara gjykatës ishte qetësuar disi.