image Kush ishte Xhafer Deva dhe pse Ambasada gjermane kundërshton restaurimin e shtëpisë së tij

Histori

Kush ishte Xhafer Deva dhe pse Ambasada gjermane kundërshton restaurimin e shtëpisë së tij

news image

Vendimi i Ministrisë së Kulturës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, ka nxitur shumë reagime. Politikani mitrovicas, që ka vdekur 44 vite më parë, ka marrë vëmendje, por kush ishte ai?

Deva ishte politikan me prejardhje nga qyteti i Mitrovisë. Ai gjithashtu ishte ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë në vitin 1944. Po në atë verë ai bashkë me Bedri Pejanin kishin krijuar divizionin SS “Skanderbeg” që i kontribuoi kryerjes së krimeve ndaj hebrenjve.

Në postimin e vet, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, tha se Deva ishte bashkëpunëtor i nazistëve që e kryen Holokaustin, gjenocidin ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Xhafer Deva konsiderohet si themelues dhe kryetar i shquar i “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”.

Restaurimi ka nisur këtë muaj në kuadër të programit “Trashëgimia kulturore si nxitëse për dialogun ndërkomunitar dhe kohezionin social”. Projekti i hartuar nga “CHwB Kosova” bashkëfinancohet nga Zyra e Instrumentit për Stabilitet dhe Paqe e Bashkimit Evropian dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Implementimi bëhet nga UNDP. Kostoja e restaurimit është paraparë të jetë 300 mijë euro.

/Gazeta Sinjali/