image Kush ishte Giordano Bruno, dijetari që u dogj në turrë të druve?

Botë

Histori/ Kush ishte Giordano Bruno, dijetari që u dogj në turrë të druve?

news image

Më 27 janar të vitit 1593, në Vatikan hapet gjyqi kundër dijetarit Giordano Bruno, murg, filozof, matematikan, poet dhe astrolog.

Teoritë e tij kozmologjike shkojnë përtej modelit Kopernikan.  Bruno propozoi saktë se Dielli ishte vetëm thjesht një tjetër yll që lëviz në hapësirë dhe pohoi gjithashtu se universi përmbante një numër të pafund botësh të banuara nga qenie inteligjente.

Gjyqi kundër Brunos zgjati 7 vjet – përfundimisht ai u gjet fajtor për herezi dhe u dogj në turrën e druve në vitin 1600.